Gjeloshaj: Komuna e Tuzit ka përgatitur një paketë masash prej gjysmë milion euro për bujqësi

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për RTMZ u shprehe i kënaqur me reagimin e përgjegjshëm të qytetarëve, vullnetarëve dhe ekonomisë gjatë ditëve më të vështira të epidemisë së koronavirusit.  Ai theksoi se ishte e rëndësishme të ruhet aktiviteti ekonomik. 

Gjeloshaj njoftoi se komuna e Tuzit ka përgatitur një paketë të re të masave ekonomike me vlerë gjysmë milioni euro për bujqësi deri në fund të këtij viti.

Kemi liruar prodhuesit nga pagesa e taksës së pasurive të paluajtshme në tokë. Kemi siguruar edhe njëqind mijë euro shtesë për ruajtjen e produkteve të tepërta bujqësore ”, theksoi Gjeloshaj. /Malësia.ME/

Shperndaje