Markoviq: Në fillim të qershorit, hapja e kufijve, kopshtet nga java e ardhshme

Ne fituam betejën me virusin e keq dhe Mali i Zi është vendi i parë në Evropë zonë e lirë nga coronavirusi , tha kryeministri Dushko Markoviq në një konferencë për shtyp dhe shtoi se ky është një rezultat për të cilin duhet të krenohemi.

Kryeministri njoftoi se plani është të hapen kopshtet dhe kinematë nga java e ardhshme, dhe nga fillimi i qershorit hapja e kufijve dhe lëjimi i tubimeve publike deri në një numri të caktuar njerëzish.

Ai tha se Mali i Zi ja doli pa shpallur gjëndje të jashtëzakonshme dhe orë policore, dhe se ne ishim të parët që reaguam për shfaqjen e virusit korona./MalësiA.ME/

Shperndaje