Lista Shqiptare nuk do të bojkotojë parlamentin

Lista Shqiptare vlerëson se parlamenti është arena më e mirë për betejën politike, përballjen e mendimeve dhe përfaqësimin e interesave të komunitetit tonë, tha për Dan deputeti i kësaj liste, Genci Nimanbegu.

Duke folur në lidhje me bojkotin e parlamentit nga një pjesë e opozitës, ai tha se e këtë vendimin e shikon si një sinjal i tyre për të dërguar mesazh opinionit vendas dhe ndërkombëtar që situata në Mal të Zi të shihet si alarmante.

Ne nga Lista Shqiptare vlerësojmë akoma se parlamenti është arena më e mirë për betejë politike, përballje mendimesh dhe përfaqësim të interesave të komunitetit tonë ”, tha Nimanbegu.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!