Kosovë: Fatmir Limaj zgjidhet kryetar i NISMA-s

Në Kuvendin e Parë Zgjedhor të Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, pa kundërkandidat është zgjedhur kryetar i kësaj partie me 502 vota për, 15 kundër, ndërsa tri fletëvotime ishin të pavlefshme.

Në fjalën e tij drejtuar Kuvendit Zgjedhor, kryetari i sapozgjedhur Limaj ka falënderuar për besimin e dhënën për të drejtuar Nismën për Kosovën për katër vjetët e ardhshëm.Ai ka kërkuar largimin e qeverisë, përderisa bisedimet me Serbinë i ka quajtur të keqen më të madhe që nga paslufta

Ai ka folur për aktivitetin dyvjeçar të kësaj partie në skenën politike të Kosovës, duke shkrirë energjitë për të mirën e Kosovës dhe opsionin politik që do t’i ofronte Kosovës një shpresë për ndryshim.

“Ne sot po i tregojmë Kosovës se ne jemi parti transparence e cila e ka instaluar demokracinë”.“Është i vetmi Kuvend i ndonjë partie  i cili është përcjellur nga mediat”.

“Sot këtu ju jeni zëri dhe vullneti i qindra, mijëra aktivistëve të partisë”.“Me ju së bashku në katër vitet e ardhshme do të fuqizojmë NISMA-n për Kosovë”.

“Kosova ka nevojë për një parti social-demokrate, dhe Kosova e ka këtë kjo është NISMA për Kosovë”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!