Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajoviq, në bisedime me udhëheqësit shtetërorë të Shqipërisë në Tiranë, njoftoi se Parlamenti i Malit të Zi do ti përgjigjet pozitivisht iniciativës së deputetëve të partive shqiptare që deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi tu mundësohet përdorimi i gjuhës amtare.
Pajoviq ishte në vizitë dy ditore në Tiranë ku u takua me homolugun e tij, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bujar Nishani dhe mori pjesë në seancën e Kuvendit të Shqipërisë në të cilën u ratifikua protokolli për antarsmini e Mali të Zi në NATO.
Duke theksuar mardhëniet e mira mes dy vendeve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shprehë i kënaqur me informacionin që së shpejti deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi do tu mundësohet komunikimi në gjuhën amtare.
Rama theksoi se kjo është ndoshta një gjë e vogël teknike, e cila tregon një respekt të madhë, dhe se qytetarët e dy vendeve tona ”mes respektit dhe bukës më parë do të zgjedhin respektin./Malësia.ME/