Rexhep Gjokaj emërohet drejtor i SHF “Mahmut Lekiq”

Profesori  i historisë në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, Rexhep Gjokaj është emëruar drejtor i institucionit në fjalë, mëson portali malësia.me.

Shkolla fillore kishte shpallur konkurs për emërimin e drjetorit të ri, që me datën 21 shkurt të këtij viti.Në bazë të konkursit në fjalë, Vendimin për emërimin e drejtorit e ka sjell Ministri i arsimit me datën 18 qershor, në të cilin shkruhet se Rexhep Gjokaj do të jetë drejtor në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Emërimin e Gjokajt, ndër tjera ministria e arsimit e arsyeton edhe me mbështjen pozitive që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dha me datën 11 korrik të viti 2018 për kandidatin në fjalë.

Për pozitën e drjetorit, përveç Gjokajt kishin konkuruar edhe Nikollë Dukaj, ish drjetori, Enes Gjokaj, Martin Lulgjuraj, Xhevdet Pepiq dhe Simon Ivezaj.

Përveç angazhimit mbi 3 dekada në procesin edukativo-arsimo,profesor Gjokaj është edhe anëtarë i Kryesisë së Alternativës Shqiptare./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!