OTT dhe komuna e Tuzit, më 5 korrik organizojnë panairin e artizanëve

Organizata Turistike e Tuzit, në bashkëpunim me Sekretariatin për vetëqeverisjen lokale të Komunës së Tuzit, planifikon organizimin e Panairit të artizanëve, të diel më 5. korrik 2020, me fillim në ora 15, në parkun e qendrës së Tuzit.

Qëllimi i këtij panairi është promovimi i vlerave të punëve të dorës si prodhim unikal dhe kreativ, si dhe valorizimi i potencialit turistik të Tuzit.

Ftojmë të gjithë zanatçinjtë të cilët merren me përpunimin e prodhimeve nga materiale të ndryshme, si dhe të gjithë prodhuesit e tjerë të të gjitha llojeve të artizanisë, apo punimeve të dorës, të marrin pjesë dhe të paraqiten, më largu deri më 02.07.2020, në adresën e Organizatës Turistike të Tuzit, ose në emalin: [email protected]

Ftojmë qytetarët e Komunës tonë që të përkrahin qytetarët tonë të vlefshëm duke vizituar Panairin e artizanëve.

Shperndaje