Dukaj: Është e papranueshme të presësh për dhënien e provimit profesional për punë në organet shtetërore

Më shqetëson numri i kandidatëve që presin të japin provimin profesional për punë në organet shtetërore. Në mesin e tyre ka një numër të madh të të rinjve që duhet të aplikojnë për një vend pune, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

Nga komisionet e reja që do t’i forcoj më tej – do të kërkoj profesionalizëm, përditësim dhe punë të përkushtuar për të korrigjuar gabimet e ndodhura në periudhën e kaluar.

Qytetarët nuk duhet të presin, theksoi ministri Dukaj.

Shperndaje