Met Gjoni nënkryetar i ri i Komunës së Ulqinit

Funksionari i lartë i Partisë demokratike Met Gjoni prej sot është nënkryetari i ri i Komunës së Ulqinit, u vendos në mbledhjen e Parlamentit lokal.

Është dhënë pëlqimi që Astrit Salaj të jetë drejtori i ri i NP “Qendra e kulturës”.

U krye edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit komunal zgjedhor (KKZ) nga radhët e opozitës. Në emër të PSD-së sekretar i KKZ-së do të jetë avokatja Vesna Gaçeviq – Rogova, derisa anëtar i përhershëm do të jetë përfaqësuesi i PSP-së Millosh Qetkoviq.

Këshilltarët kanë miratuar edhe Plotësimin e planit për objekte të përkohshme për vitit 2016.

“Në afat prej 15 ditësh pres që të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit komunal”, tha në fund të seancës kryetari i Parlamentit Loro Nrekiq./ulinfo/

Shperndaje