Procesi gjyqësor ndaj udhëheqësve opozitar të Frontit Demokratik (DF), Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq dhe një grupi shtetas të Serbisë dhe dy shtetasve rusë të akuzuar për krijimin e organizatës kriminale dhe tentativë terrorizmi është shtyrë deri në fillim të shtatorit të këtij viti.
Procesi gjyqësor është shtyrë me kërkesë të advokatit mbrojtës të akuzuarit Millan Knezheviq i mbështetur edhe nga klienti i tij.
Edhe pse Knezheviq dhe Mandiq kanë thënë se dëshirojnë që procesi të fillojë sa më parë, që të dëshmojnë pafajësinë e tyre, opinioni ka fituar përshtypjen se kjo nuk është ashtu. Çdo ditë dëgjohën zërat se FD-ja do të bëjë çdo gjë, që këtë proces gjyqësor ta bëjnë të pakuptimtë dhe të zgjas sa më shumë.
Funksioneri i PDS-së Nikollë Gegaj nuk ka dilemë që FD-ja, në të gjitha mënyrat e mundshme së bashku me advokatët e tyre, do të përpjekën të shtyjnë leximin publik të aktakuzës,në mënyrë që të politizojnë të gjithë procesin, por edhe çka është shumë e rëndësishme për ta, që ta bëjnë të pakuptimtë lëndën që Prokuroria drejton ndaj të akuzuarve.
”Unë besoj në gjykatën tonë, besoj se nuk do të gjunjëzohen para presionit të FD-së, dhe besoj se në mënyrë ligjore do ti rezistojnë kësaj taktike të përgaditur, zvarritjes dhe parandalimit të paraqitjes në publik të provave të dëshmitarve dhe fakteve të mbledhura gjatë hetimit. Është bërë e qartë, për të gjithë, që strategjia e tyre është që të dihet, sa më pak, të maskohet apo mos të dihet fare në lidhje me aktivitetet e tyre të paligjshme dhe veprat për të cilat akuzohen, thotë Gegaj për portalin Kodex.me.
Ai pohon se, çdo qytetar i Malit të Zi sot e din që, po të ishin të pafajshëm, nuk do të bënin ata që po bëjnë tani, por me fakte do kundërshtonin provat dhe do fitonin aktakuzën.
“Këto veprimet e tyre të fundit vetëm rrisin përshtypjen te opinioni se ata janë me të vërtetë fajtor dhe se kanë frikë nga e vërteta e cila do të bëhen publike në një moment. Sigurisht do të përdorin media të ndryshme, do bëjnë presion dhe do përpjekën që opinionit ti paraqesin se ata janë të rrezikuar dhe gjëra të ngjajshme. Qëndrimi im është i qartë. Të gjithë ne duhet të jemi të barabrtë para ligjit dhe secili duhet të përgjegji për ata që ka bërë, përfundoi Gegaj./Malësia.ME/