Ministri Zenka takon argjipeshkvin e Tivarit, Rrok Gjonlleshaj

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka me bashkëpunëtorët e vet Zhana Filipoviq Drejtore e Përgjithshëm për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe Katarina Pecoviq keshilltare në ministri vizituan Kryedioqezën e Tivarit.

Kryepeshkopi Monsinjor Rrok Gjonlleshaj falënderoi sinqerisht ministrin për vëmendjen dhe të kuptuarit e rëndësisë së dialogut të hapur për bashkëpunim. Ai vuri në dukje se Kryepeshkopata, dhe Kisha Katolike në Mal të Zi, nuk ka çështje të hapura në kuadër të aktiviteteve të saj ndërmjet organizatave të tjera fetare dhe kishave.
Të dyja palët u dakorduan se Mali i Zi është një udhëkryq i qytetarisë, një vend takimi i ortodoksisë, katolicizmit, islamit dhe judaizmit. Shoqëri të tilla janë shumëherë, si rregull, të ngarkuara ndër shekuj me konflikte dhe vështirë për të arritur një vlerë prej shoqërisë civile, e cila në Mal të Zi nuk është rasti. 


U ra dakord që vetëdija e vlerave universale të lirisë, në kuptimin më të gjerë, pavarësisht fesë dhe kombësisë, i ka mundësuar shoqërisë malazeze të qytetarizohet, duke kapitalizuar mbi pasurinë e diversitetit që zbukuron atë.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve

 

Shperndaje