Shkrela sërish fyhet nga deputetët e FD (Video)

Këshilli administrativ unanimisht ka rekomanduar Parlamentit heqjen e imuntetit deputetëve të Frontit Demokratik (DF): Millan Knezheviq, Millutin Gjukanoviq, Marina Joçiq dhe Branko Raduloviq. Heqjen e imunitetit ka kërkuar Prokuroria themelore e shtetit për shkak të sjelljes së dhunshme në hollin e Parlamentit në shkurt të këti viti.

Mbledhja e këshillit u shënua nga një incident serioz pasi që deputeti i FD-së Janko Vuçiniq, ka fyer dhe ofenduar Kryetarin e Këshillit Administrativ Luigj Shkrelën.

Siç shkruajnë mediat malazeze, Vuçiniq i ka sharë edhe nënë dhe në një moment është ngritur në këmbë dhe është nisur drejt Shkrelës. Pas këti incidenti ka ndërhyrë sigurimi i Parlamentit dhe mbledhja është ndërprerë për 15 minuta. Për shkak të sjelljes Shkrela kërkoi që Vuçiniq të lëshoi mbledhjen e këshillit./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!