Haradinaj-Stublla në Mal të Zi, takon përfaqësuesit e FORCËS

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Haradinaj-Stublla vizitën e ka filluar me takime në Ulqin me përfaqësuesit e Forcës.

“Fillova me Ulqinin e fëmijërisë së secilit prej nesh.Një takim shumë i përzemërt me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Deputetin shqiptar, Genc Nimanbegu dhe Kryetarin e “Forcës”, z.Nazif Cungu.”, ka shkruar ministrja.

Ajo thotë se me Nimanbegun e Cungun kanë diskutuar për sfidat e shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi dhe për pritjet e tyre nga Kosova, derisa thotë se është e lumtur teksa sheh që në Kuvendin e Malit të Zi flitet shqip.

“Është krenari të dëgjosh gjuhën shqipe tek mbronë veten në Kuvend dhe është jehonë thirrjeje për dinjitet.Me z.Nimanbegu dhe z.Cungu diskutuam për sfidat e shqiptarëve këtu, pritjet e tyre nga ne si Republikë e Kosovës si dhe qëllimin e sinqertë të kësaj vizite për fuqizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka përfunduar Haradinaj-Stublla./Malësia.ME/

Kumtesë për opinion – FORCA

Vizita e Ministres të Punëve të Jashtme dhe Diasporës

të Republikës së Kosovës zonjës Meliza Haradinaj Stublla

Sot, më 25 korrik 2020, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi z. Genc Nimanbegu dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu me bashkëpunëtorë, pritën Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës zonjën Meliza Haradinaj Stublla.

Në takim e tyre të parë me ministren, nikoqirët e njoftuan atë për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, për përfaqësimin e tyre në administratë, për zërin e tyre, për sfidat madhore të popullit shqiptar dhe për rrjedhat aktuale në vigjilet e zgjedhjeve të 30 gushtit.

Me rëndësi të veçantë u shpalos mundësia dhe kompromisi për një listë të përbashkët zgjedhore, qëllim për të cilin edhe diaspora bëri thirrje dhe përkrahje për formimin e saj, bashkëpunimin pas-zgjedhorë, nikoqirët gjithashtu falënderuan për përkrahjen e vazhdueshme që kemi nga kolegët e vet nga Republika e Kosovës, e gjitha kjo duke ndarë vlera dhe qëndrime të përbashkëta për avancimin e jetës së qytetarëve në sfidat që kanë shtetet tona fqinje dhe miqësore.

Shërbimi i Medias i Forcës së Re Demokratike

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!