Kryediplomatja e Kosovës në Tuz: Fitorja historike në Malësi, zgjoi ndërgjegjën kombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubulla, vizitoi komunën e Tuzit.

Ajo u takua me përfaqësuesit e partive shqiptare.

Haradinaj-Stublla, u shpreh se Fitorja historike për komunën e Tuzit, zgjoi ndërgjegjën kombëtare, dhe i rikujtoi që bashkimi bënë fuqinë.

Fitorja historike këtu, zgjoi ndërgjegjën kombëtare, dhe na rikujtoi që bashkimi bënë fuqinë. Një fitore e tillë e unitetit është model se si veprohet në udhëkryqe politike të kohërave vendimtare.Falënderova Kryetarin e Komunës, Nik Gjeloshaj dhe koalicionin gjithëpërfshirës, për mikpritjen dhe bujarinë.

U pajtuam njëzëri që uniteti është obligim kombëtar, dhe që faktori politik shqiptar në rajon arrihet vetëm me bashkëpunim të ndërsjellët, tha Haradinaj – Stublla./Malësia.ME/


Shperndaje