Dauti investon 3 milion euro në Tuz

Investitorët, si ata vendas dhe si ata të huaj janë të rëndësishme për zhvillimin e një shteti dhe sidomos për komunat e vogla si Komuna e Tuzit, tha Abedin Axhoviq, kryetari i KU Tuz.

Ndërtimi i qendrës distributive në të cilën kompania Dauti investon rreth tre milionë euro, për Axhoviq është faktor i rëndësishëm për zhvillimin e një komune.Përveç investimeve financiare, do ketë dhe punësime, rëndësia e të ciles është e padiskutueshme.Si kryetar komune, unë jam shumë i kënaqur dhe krenar për këtë investim. Çdo euro i investuar në vendin tonë përbën një hap përpara për të gjithë komunitetin, – tha Axhoviq

Ai theksoi se ka komunikim të mirë me diasporën.

Janë mbajtu disa takime me njerëzit tanë nga diasporë dhe jam i njoftuar që është duke u bërë grumbullimi i parave për përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor në Qendrën Shëndetësore në Tuz.

Ai tha se, për ta janë të rëndësishme investimet kapitale .Eshtë duke u bërë hartimi i projektit kryesore për ndërtimin e urës në lumin Cem dhe shesoj se së shpejti do të mbarohet.

Axhoviq theksoi se projekti i ndërtimit të tregut të gjelbër është ende në pritje.

– Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për komunen tonë dhe vazhdimisht mendojmë për realizimin e tij, megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm për faktin se kjo nuk varet vetëm nga ne. Projekti është planifikuar të realizohet permes partneritetit publiko-private dhe sot nuk është e lehtë te gjendet pala tjetër që është në gjendje për të investuar para të mëdha. Megjithatë, shpresat dhe aspiratat tona janë të larta dhe shpresoj se në të ardhmen e afërt kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme per të gjithë – tha Axhoviq./Malesia.ME/

Anton-GjokajAnton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!