Gjeloshaj: Malësia duhet të ketë deputetin, me sondazhe të fundit e fitojmë

DPS nuk i ka realizuar kërkesat legjitime politike të Partive Shqiptare, kjo është e vërteta, për 27 vjet nuk është zgjidh asnjë kërkesë, vetë fakti e tregon situatën reale, tha në një intervistë për “Dan” deputeti i Alternatives Shqiptare,Nik Gjeloshaj. Ai theksoi se,Alternativa Shqiptare ,jo rastësisht, asnjëherë nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje koalicioni me DPS-në.

“Kishim si marrëveshje të fundit të DPS-it dhe Forcës, ku ishin të përfshirë të gjithë kërkesat e Shqiptarëve, e ku ishin të definuar edhe afatet. Për fat të keq, asnjë shkronjë nga kjo marrëveshje nuk u respektua”.

Gjeloshaj tha se, vendimin përfundimtar se si do të dalë në zgjedhje Alternativa Shqiptare do ta sjellë kryesia deri në fund të gushtit.

Pas koalicioneve të pralajmëruara të partive shqiptare, mendimi ime aktulisht është që Alternativa Shqiptare të shkojë e vetme në zgjedhje, me përkrahje të caktuar të subjekteve joformale, gjegjësisht grupeve të qytetarëve.

“Mirëpo, në politikë çdo gjë është e mundur, pra edhe formimi i koalicioneve”.Ka pasur komunikime dhe takime me partitë nacionale, por ndryshim i madh është se shohim që inponohën zgjidhjet personale në aspektin e personaliteteve të shpenzuara me biografi të dyshimtë duke mos dhënë hapësirë për marrëveshje dhe për forcat e reja të dëshmuara.

Me veprimarin time dy vjeçare në parlament kam dëshmuar se me përgjegjësi përfaqësojë interesat e shqiptarëve, e jo të DPS-it.

Duke u bazur në sondazhe, e sidomos në kohën e fundit, kur kemi hapur zyrat në Plavë dhe Guci, kemi qëndrim serioz, kështu që në çdo variant kemi përgatitur kërkesat politike, rreth të cilave mund të mblidhemi me të gjithë ata që do të respektojë të njëjtat si kusht i të gjitha kushteve.Në pyetje janë Komuna e Malësisë, ndryshimet e Ligjit për të mirat detare,mbrojtja e Valdanosit,ndryshimet në ligjin mbi pakicat dhe përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, si dhe përcaktimi i fondeve të veçanta në buxhet për investime në zonat, ku shqiptarët bëjnë shumicën.

Duke filluar me të parën, unë mendoj se Malësia duhet të ketë deputetin në Kuvend, në mënyrë që të zgjidhet problemi i komunës, sepse jemi dëshmitarë që unë për herë të parë kam futur në rendin e ditës ligjin me të cilin themelohet komuna e Malësisë.Për fat të keq, komuna e Malësisë nuk ka qenë prioritet i paraardhësve të mi në të gjitha këto 27 vjet.

Kemi pasur komunikim, dhe do të kemi edhe në të ardhmen, me partitë qytetare, në radhë të parë me SDP, Demos dhe Aleksandar Damjanoviq (SNP), dhe nuk e përjashtojmë mundësinë e koalicionit parazgjedhor me këto subjekte apo me disa prej tyre.Sigurisht,do të promovojë politikën për përfaqësim dinjitoz të popullit tim, i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që dëshirojnë të na respektojnë, dhe do jemi larg nga ata të cilët vetëm duan të na përdorin – tha deputeti Gjeloshaj./Malesa.ME/

Shperndaje