Shorti i Europa Ligës ka përcaktuar që Skënderbeu të jetë në grup së bashku me Partizanin e Beogradit.
Shorti i hedhur sot në Monako ka caktuar skuadrën korçare në Grupin B të Ligës së Europës, me kundërshtarë Dinamon e Kievit të Ukrainës, Young Boys të Zvicrës dhe Partizanin e Beogradit.
Ashtu siç pritej shorti ka favorizuar kuqezinjtë e Milanit, të cilët duke qenë edhe në vazon e parë të Europa League ka rënë në grup me ekipe më të lehta në letër, përbërja e së cilës është Austria Vjenës, Rijeka dhe AEK.
Ndërkohë që shorti nuk është treguar aspak “zemëmirë” për ekipin e Etrit Berishës, Atalantën, e cila do të ketë në grup ekipe si Lyon, Everton dhe Apollon.
Ndërkohë londinezët e Arsenal janë vendosur në Grupin H, ndërsa do të përballen me Bate Borisov,
Grup tejet interesant pritet të jetë edhe ai E, ku ndodhen, Everton, Lyon, Atalanta dhe Apollon.