Ansambli nga Kukësi fitues i festivalit “Rapsha 2022”

Malësia e Madhe, gjegjësisht SHKA Rapsha”, si nikoqire edhe njëherë u dëshmua se din dhe mundet të organizojë festivale më të mira se dy kryeqytetet shqiptare, madje pa e shti dorën buxhetet institucionale. Edhe njëherë u dëshmua se shpirti motivues i një shoqërie , por edhe hapja e kuletës e mërgimtarëve tanë tej Atlantikut, është në gjendje të vejë në lëvizje me dhjetëra trupa folklorike dhe me qindra artistë nga gjitha trojet etnike, duke pas për tri net rresht një numër rekord artdashës,- Dorën në zemër edhe juria sado profesionale nuk e ka pas lehtë të përzgjedh artistët apo grupet më të mira, pasi që kishte para vetës një mori ansamblesh, moshash të ndryshme nga shumë zona të trojeve shqiptare, mjaft nga të cilat edhe në kushtet e një zhvillimi të hovshëm tekniko-teknologjik kanë arritur të ruajnë një trashëgimi shumë të pasur etno-folklorike

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Teksti:  Rexhep Rifati   

Edhe grupet që u prezantuan natën e tretë, patën një parakalim shumë mbresëlënës rrugëve të Tuzit, të përshkuar me këngë dhe valle duke krijuar një ambient spektakli, i cili vazhdoi me paraqitjen e grupeve në skenën tejet funksionale të Vitojes para mijëra shikuesve.  Karakteristike ishte se kësaj nate krahas flamurit shqiptar valëviste edhe flamuri amerikan, falë Ansamblit “Gjergj Kastrioti” nga Detroidi,Në natën e tretë të Edicion i VI i Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Rapsha 2022” – Malësi e Madhe u paraqiten këto grupe artistike, edhe atë: Ansambli i këngëve dhe valleve “Prishtina”-Prishtinë, Shoqëria Kulturore Artistike “Dedë Gjo Luli”-Traboin, Hot, Ansambli “Rugova” – Rugovë, Pejë, Shoqëria Kulturore Artistike “Gryka e Kaçanikut” – Kaçanik, Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës, Ansambli “Gjergj Kastrioti”-Detroit, Ansambli “Myzeqeja”-Fier. Ndonëse secili grup veç e veç meriton lavdate për ndonjë segment të veçantë, doemos e shoh të nevojshme paraqitje e Ansamblit “Gjergj Kastrioti”- nga Detroidi së solli një skenë një freski, por edhe një simpati të veçantë te publikut, kur shihte sesi edhe fëmijët e lindur të Atlantikut e luan vallen shqipe sikur të ishin rrit në vatrat stërgjyshore.

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe njerëz në këmbë

Në përmbyllje të programit të festivalit, kryetarja e jurisë Prof.Dr. Afërdita Onuzi. Shprehi kënaqësinë për suksesin e plotë të këtij festivali i cili pati mjaft prurje të reja dhe kumtoi rezultatet e tri vendeve të para. Në këtë radhitje:

  • Vendin e parë e fitoi Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës
  • Vendin e dytë Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë
  • Vendin e tretë Shoqëria Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar

Ndërkaq Dilaver Kryeziu,kumtoi rezultatet e jurisë për plasmanë individuale : kërcimtari më i mirë- Pëllumb Maraj,- kërcimtarja më e mirë, Rilinda Gjonbalaj-SHKA “Maja e Karafilit”, Vallja më e mirë, t’i takojë Shoqërisë Kulturore Artsitike “Malësori” – Prizren, këngëtari më i mirë, Marash Dushaj, nga SHKA, “Dedë Gjo Luli”, këngëtarja më e mirë, Mida Aliu, nga Kurbini, rapsodi më i mirë i këtij- Gjokë Kalaj, Grupi polifonik më i mirë- Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë, rituali më i mirë- Shoqëria Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar, Instrumentisti më i mirë nga Ansambli “Afërdita” – Elbasan, grupi instrumental më i mirë- Shoqëria Kulturore Artsitike “Qyprillinjtë e Roshnikut ”, veshja më origjinale-Shoqërisë Kulturore Artistike “ Maja e Karanfilit” – Plavë-Guci, veterani i festivalit-Ansambli Autokton i Folklorit “Bresana”-Dragash, kërcimi i dyshes më të mirë i takojë Ansamblit të këngëve dhe valleve “Deçani” -Deçan, ndërsa Çmimi special i takoi-Shoqërisë Kulturore Artistike “Malësori” – Prizren.

Në fund një falënderim si për grupet pjesëmarrëse, publikun dhe donatorët e mediat që përcollën këtë ngjarje të madhe kulturore, e pati përshëndeti Kryetari i SH.K.A “Rapsha” dhe drejtori këtij Festivali David Junçaj, i cili shprehi gatishmërinë që edhe në edicionet e tjera bashkë me ekipin e tij të punojë për vazhdimësinë e e këtij festivali që tashma ka krijuar një traditë mirë, tejet premtues.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Shperndaje