Portieri nga Malësia kualifikohet me Ballkanin në grupet e Ligës së Konferencës

Kampioni i Kosovës Ballkani do të jetë pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës duke shkruar kështu historinë në futbollin kosovar.

Skuadra nga Suhareka sonte e mposhti atë të Shkupit me rezultat minimal 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke bërë kështu që Shkupi të eliminohet me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas 180 minutave lojë.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Meriton Korenica në minutën e 70’ të ndeshjes.

Për Ballkanin nuk mungoi as mbështetja e rreth 10 mijë tifozëve në tribunat e stadiumit.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Ballkanin pjesë e të cilit është edhe portieri nga Malësia, Damir Lulanoviq.

Shperndaje