Rënditja në fletë votime: ”Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH të parët

Sot në Kuvendin e Malit të Zi është hedhur shorti dhe është përcaktuar rënditja e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit për zgjedhjet parlametare që do mbahën me 16 tetorë.

E para në fletën e votimit është lista ”Shqiptarët të Vedosur” Forca-UDSH- ASH, kurse më poshtë mund të shihni listën dhe rënditjen e plotë:

E dyta në fletëvotim është partia socialdemokrate, e treta Koalicioni shqiptar “Me një qëllim”, ndërsa e katërta Alternativa Mali i Zi.

Në vend të pestë është Mali i Zi Pozitiv, në vend të gjashtë Partia demokratike e socialistëve, e shtata Iniciativa qytetare kroate, e teta Mali i Zi demokratik.

Koalicioni i madh – Çelësi është në vend të nëntë, Partia serbe e dhjeta, Partia e pensionistëve, invalidëve dhe të drejtës sociale e 11, ndërsa Lidhja demokratike shqiptare në vend të 12.

Në vend të 13 është Fronti demokratik, në vend të 14 Partia boshnjake, e 15 Lidhja demokratike boshnjake, në të 16 janë Socialdemokratët, ndërsa në vend të 17 Partia radikale serbe.

sorti i partive

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!