Çështja e kufirit, a do të vizitojë Haradinaj së shpejti Malin e Zi (Video)

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Ramush Haradinaj pas vizitës së parë zyrtare si kryeministër që do ta bëjë në Tiranë, më pas, në një të ardhme të afërt, do ta vizitojë edhe kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Por, një gjë e tillë është deklaruar Halil Matoshi, që udhëheq zyrën për media në kryeministri.

Matoshi ka thënë për Klanin se një vizitë e tillë edhe mund të ndodhë në të ardhmen, porse për momentin nuk është se ka orar të caktuar për këtë punë.

“Vizita në Tiranë do të ndodhë me datën 27, por sa i përket Podgoricës nuk ka asgjë që mund të konfirmohet. Një vizitë mund të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani nuk parashihet”, pohoi Matoshi, njofton Klan Kosova.

Kosova e Mali i Zi vazhdojnë ta kenë problemin rreth Demarkacionit me Malin e Zi, përkundër se gjithmonë zyrtarët e të dyja shteteve kanë deklaruar se kanë raporte të mira ndërshtetërore.

Madje kryeministri Haradinaj ka shkarkuar komisionin e vjetër dhe ka emëruar një të ri për rishikimin e vijes kuftiare.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!