Ligji për Planifikimin Hapësinor miratohet nga Këshilli: Nimanbegu i vetmi kundër

Këshilli për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor ka votuar në seancën e sotme propozimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve me Amendamente, i vetmi që votoi kundër ishte Genci Nimanbegu deputet i ”Shqiptarve të Vendosur”.

Nimanbegu nuk u pajtua me pikat e ligjit që hapësira mund të rregullohet vetëm me dy plane hapësinore, si dhe që planifikohen objekte të përkohshme.

Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Pavle Raduloviq u përgjigj se ligji i lartpërmendur është teknik dhe se qëllimi kryesor i tij është të “mbrojë hapësirën”, ndërsa Plani i Përgjithshëm Hapësinor do të përmbajë në vehte edhe zgjidhje të detajuara urbanistike për secilën komunë.

Mungesa kryesore e ligjit, sipas mendimit të Nimanbegut, është që e drejta për të vendosur i merret pushtetit lokal- komunave, dhe që i kalohet Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.

“Mendoj se projekti juaj parashikon që vendimet të merren në një vend, që unë e kuptoj si centralizim të sistemit dhe mendoj se si shoqëri nuk jemi gati për të,” tha Nimanbegu./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!