Pas një javë bojkoti, situata mbetet e pandryshuar – Prindërit të gatshëm për masa radikale!

Këshilli i prindërve i IPSHF ” Mahmut Lekiq”

KUMTESË PËR OPINJON

Situata në shkollen fillore ne Tuz mbetet e pandryshuar edhe pas nje javë bojkoti të pjesshëm dhe kjo falë neglizhencës së kompetentve. Prindërit të gatshëm për masa radikale!

Të dashur prindër, të dashur qytetarë,

Siç jeni në dijeni, duke u nisur nga gjendja reale në dëm të fëmijëve tanë, që nga dita e Hënë, më 18 shtator ka filluar bojkoti i mesimit në lëndët e italishtes ku mesimi zhvillohet në gjuhën malazeze. Për ta shqyrtuar situatën e krijuar dhe masat e ndermarra nga ana jonë, një ditë më vonë, konkretisht më 19 shtator është thirrur mbledhja e Këshillit të prindërve në të cilën ishin prezent edhe drejtori dhe zv/drejtor i shkollës. Aty u debatua për problemet e shumta që janë akumuluar në këtë institucion, si pasoj e shkeljes së Kushtetutës dhe Ligjeve për arsimimin në gjuhën amtare nga ana e drejtorisë së shkollës dhe për nevojën urgjente të kapërcimit të situatës përmes zgjidhjes së problemeve .

Në këtë takim, gjeneratorët e situatës në fjalët, në vend që të pendohën për plagët e shkatuara dhe të tregojnë minimumin e vullnetit për të gjetur zgjidhje, me paturpsinë më të madhe vazhdojnë të shkelin të drejtat e fëmijëve tanë. Në atë mbledhje , duhet thënë se mbështetje të plotë kerkesave tona për arsimimin në gjuhën shqipe u dhanë edhe tre anëtarët e Këshillit nga paralelet në gjuhen malazezez që ishin prezent . Po ashtu, përkrahje parezervë u dha edhe zv/drejtori Luigj Junçaj i cili kerkoi nga prindërit qe të ruajnë durimin edhe disa ditë, duke premtuar se konkursi do të shpallet brenda javës dhe situata do zgjidhet në favorin e nxënësve. Po ashtu tha se nese ekziston vullneti i kompetentëve, orët e italishtes në gjuhën malazezze do tua ndajë mësimdhënsve shqiptarë, duke e zgjidhur kështu përkohësisht situatën…..

Por sot, pas një jave gjendja mbetet e njëjtë, mësimi i lëndës së italishtes në katër klasë zhvillohet në gjuhën joamtare, ndërsa konkursi as që është shpallur. Madje, drejtori me dhunë është përpjekur që fëmijët ti mbajë në orë, duke shkelur edhe një të drejtë të prindërve për bojkot dhe duke i kercenur nxënësit se do tu vendoset notë e dobët dhe do tu shkruhet vërejtje në ditar. Të irituar nga kjo sjellje e pahijshme dhe kërcnuese e kompetentëve , por edhe për shkak të mosveprimit në zgjidhjen e situatës, Këshilli mbajti një takim urgjent me ç’rast u diskutuan disa masa radikale si : bojkoti total i mesimit në shkollën amë në Tuz si dhe në tri paralelet në Sukruq , Vuksanaj e Milesh ; dorheqja urgjente e drejtorit, prezenca e menjëhershme e Inspeksionit të punës në shkollë si dhe inicimi i procesit gjyqësor ndaj shkelsve të ligjit…

Për këto masa Këshilli është në përgatitje e sipër, dhe ato do t’ i ndërmarrë shumë shpejt nëse gjendja nuk ndryshon në të mirë të fëmijve tanë. Këshilli i prindërve kërkon mbështetjen e të gjithëve pavarsisht pozitës institucionale apo partike, e sidomos të gjithë atyre që mëndojnë për fëmijët e vet , që janë e ardhmja e këtij vendi…

Siqerisht,Këshilli i Prindërve


Ilustrim: Nxënësit e shkollës fillore mësojnë gjuhën itliane përmes një gjuhë tjeter (serbisht apo anglisht) të cilën nuk e njohin!?


 

Shperndaje