Filloi procedura për emërimin e Komisionit Komunal Zgjedhor të Tuzit

Këshilli Administrativ i Kuvendit të Malit të Zi, në seancës e mbajtur dje, në bazë të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi dhe Ligjit për Zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, filloi procedurën për emërimin e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) të Tuzit.

 Këshilli do të dërgojë njoftim të gjitha partitë politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Kuvendit Komunal të Tuzit, komunë në kuadër të kryeqytetit, më 26 nëntor 2017, që Kuvendi i Malit të Zi do të fillojë procedurën e emërimit të KKZ të Tuzit dhe do të ftojë partitë politike që kanë të drejtë ligjore , për të propozuar kandidatë për përbërjen e KKZ Tuz.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi, me të cilin përcaktohet se Tuzi merr statusin e komunës së plotë, filloi me aplikimin më 1 shtator 2018. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!