Çertifikatat Covid të lëshuara në Malin e Zi të pavlefshme në shumë vende evropiane

Me marrja çertifikate covid pas vaksinimit do të thotë udhëtim më i lehtë dhe qëndrim në vendet e Bashkimit Evropian pa kufizime. Por, për qytetarët e Malit të Zi, kjo nuk është rast. Gjegjësisht, shumë nga qytetarët e Malit të Zi nuk mund të qëndrojnë në objektet hotelierike dhe kulturore në shumë vende, pavarësisht faktit se janë të vaksinuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në këtë moment, me çertifikatën nacionale, mund të hyjmë në 13 vende, por që vetëm katër vende janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Nga vendet e Bashkimit Evropian, mund të udhëtohet në Kroaci, Slloveni, Francë dhe Turqi. Ata shpjegojnë se problemi mund të jetë tek aplikacioni celular që njeh çertifikatat Kovid.

Lista e vendeve që kanë njohur çertifikatën nacionale të COVID të lëshuar nga Mali i Zi janë Sllovenia, Franca, Andorra, Monako, Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Kroacisë, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Islanda, Republika Popullore e Kinës, Kuvajti, Bahrein, Arabia Saudite.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!