Rama në Prishtinë nuk dihen arsyeja, drekon me Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Kosovë, ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj vizite.

Deklaratë lidhur me këtë vizitë të kryeministrit të Shqipërisë nuk e ka dhënë asnjë përfaqësues i shtetit të Kosovës.

Gjatë ditës Rama ka drekuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në njërin nga restorantet e Prishtinës.Pas këtij takimi Rama është kthyer në hotelin Swiss Diamond ku ndërroi rrobat dhe doli së bashku me ekipin e tij që e shoqëronte.

Derisa doli nga hoteli kryeministri Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e tij për Kosovën në Beograd, mirëpo ai nuk u përgjigj.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Kosovë por nuk dihet arsyeja e vizitës së tij.

Kryeministri shqiptar dhe presidenti i Kosovës patën një takim informal edhe pak ditë më parë, ndërsa Thaçi qëndroi në Tiranë.

300

100

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!