Hrapoviq, apel për vaksinimin e fëmijëve

Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq edhe njëherë ka apeluar tek të gjithë prindërit që ti vaksinojnë fëmijët dhe kështu të krijohen parakushtet për një të ardhme të shëndosh dhe të mirë.

Këtë Harpoviq e ka kumtuar në hapjen e takimit rajonal të udhëheqësve të programeve imunizimit të rajonit evropian, në të cilin gjatë tri ditëve të ardhshme në Budvë do të gjenden mbi 180 ekspertë nga 53 vende evropiane.

Ai ka theksuar se prindërit e rinj, ekskluzivisht nga frika por duke dëshiruar çdo të mirë për fëmijët e vetë, shpesh herë marrin vendime të gabuara dhe pa arsye u shmangën vaksinimeve të pa vetëdijshëm se në këtë mënyrë do të jenë ata që e rrezikojnë shëndetin e fëmijëve të vetë dhe fëmijëve të tjerë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!