Këshilli i Prindërve fillon procesin gjyqësorë ndaj IPSHF “Mahmut Lekiq”në Tuz

Në adresën tonë ka mbërritur kumtesa për opinion nga Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore ”Mahmut Lekiq” në Tuz, të cilën mund ta lexoni më poshtë:

Njoftim mbi gjendjen aktuale në IPSHF “M.Lekiq”në Tuz.

Diskriminimi ndaj nxënësve shqiptarë në shkollën Fillore Mahmut Lekiq në Tuz vazhdon. Prindërit autorizojnë avokatin për nisjen e procesit gjuqësorë për ti thënë Stop kësaj dukurie joligjore. Shkolla shpalli konkursin por jo për oret që po bojkotohen nga nxënësit.

Situata në Shkollën Mahmut Lekiq në Tuz, mbetet e pandryshuar edhe pas pothuajse një muaji e gjysëm bojkoti të gjuhës italiane ku mesimi zhvillohet në gjuhën joamtare. Duhet thënë se gjatë kësaj kohe, brenda javës rreth 200 fëmijë jovetëm që nuk ndjekin orën e italishtes por janë edhe jashtë bankave të shkollës, madje në rrugë. Por kjo askujt s’po i bënë përshtypje, në veçanti drejtorisë dhe ministrisë JO se JO! Me plotë bindje e themi këtë sepse Drejtoria, siç duket në mbështetjen e plotë edhe të ministrisë së Arsimit, në vend që të tregojë gatishmëri dhe vullnet për të zgjidhur situatën e krijuar, po vazhdon të injorojë dhe t’i fyejë prindërit duke diskriminuar edhe mëtutje, me paturpësinë më të madhe, nxënësit por edhe kuadrin shqiptarë.

Dëshmia më e mirë për këtë është edhe konkursi i shpallur sot, më 25 tetor, për më se 20 vende pune. Nga ky numër, SHF Mahmut Lekiq kërkon diku rreth 17 apo 18 mësimdhënës ku mësimi zhvillohet në gj. shqipe, por të gjithë në kohë të caktuar, pra deri në fund të vitit shkollor. Në këtë konkurs, për çudi, në vend që të kërkohet kuadër për 8 orët e italishtes që zhvillohen në gjuhën malazeze e të cilat po bojkotohen nga nxënësit shqiptar, shkolla kërkon një arsimtar të italishtes që ti mbulojë orët e një puntoreje që është në pushim lindjeje. Po ashtu, në konkurs kerkohën 4 arsimtarë të gjuhës angleze, 1 psikolog, 4 mesëmdhënës në klasët e ciklit të ulët, 1 arsimtar për gjuhën malazeze, pastaj për informatikë, fizikë , matematike etj, etj. ( shiko në http://www.zzzcg.me/)

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre vendeve të punës janë të lira dhe për të cilat kuadër ka e ka pasur tash sa e sa vite, mirëpo, për çudi ky drejtoria nuk u lëshon vendim të përhershëm pune, por po luan me fatin dhe të drejtën ekzistenciale të tyre.

Është po aq e çuditshme se si kta mësimdhënës po durojnë mbi supet e tyre këtë padrejtësi dhe diskriminim që po u bën ky drejtor në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit. Çudit edhe më shumë fakti se si këta kuadra shqiptarë nuk po e thyejn heshtjen dhe ta ngrisin zerin ndaj poshtrimeve që po u bëjnë të lartpërmendurit.

Poashtu, duhet thënë se ky drejton, fatkeqësisht siç duket me OK-jën e Ministrisë, po bënë presion edhe ndaj disa mësimdhënësve shqiptarë, e sidomos ndaj kujdestarëve të klasave ku po zhvillohet bojkoti, në mënyrë që t’i diciplinojë ata e përmes tyre edhe nxënësit dhe prindërit e “rrebeluar”. Ne u bëjmë thirrje arsimtarëve që mos të bjenë pre e kercënimeve të drejtorit dhe ta ruajnë dinjitetin e mësimdhënësit, edhe pse marrëzitë në këtë shkollë janë të pafund. Për t’i thënë STOP këtij “njeriu” që është kthyer në një uragan shkatrruas për arsimin shqip në këtë institucion, që më së paku i ngjan atij edukativo-arsimor, ne si prindër përfundimisht kemi nisur rrugën gjyqësore deri në zgjidhjen përfundimtare të problemeve.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve , në veçanti Ministrisë së Pakicave dhe Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve, si dhe të gjithëve që kanë ndikim e që e kuptojnë rolin e prindit, të na përkrahin në kërkesat tona të drejta.

Me respekt,
Këshilli i Prindërve

 

Shperndaje