Markoviq: Pushteti dhe opozita duhet të punojmë bashkë në Parlament

Kryeministri, Dushko Markoviq, edhe njëherë i ka bërë ftesë opozitës që të kthehet në Parlament.

Duke u përgjigjur në pyetje e FD, ai gjatë orës së kryeministrit, ka theksuar se nuk ka kurrfarë  ndikimi në gjykatë dhe në prokurori. Ai, ka shtuar se procedura gjyqësore e cila zhvillohet kundër udhëheqësve të FD,  do të tregojë se Mali i Zi është shtet ligjor dhe se para gjyqit janë të gjithë njësoj. Nga FD, i kanë përsëritur akuzat se pushteti qëndron pas aktakuzës për përpjekje terrorizmi.” Qeveria juaj dhe PDS, bëjnë qërimin e hesapeve me FD” , ka theksuar Mandiq.

Kryeministri ka theksuar se është i kënaqur që pas një kohe të gjatë, deputetet e FD janë kthyer në parlament.

“Shpresoj se me një elan të ri do ti kushtohemi kryerjes së punimeve për të cilën ju paguajnë qytetarët “ ka theksuar kryeministri. Markoviq, akuzat e FD i ka quajtur si të pavërteta absolute. “Asnjë e dhënë të cilën e keni paraqitur nuk i përgjigjet të vërtetës”, ka theksuar Markoviq. Për ndryshe askush i arsyeshëm nuk do të pranojë kaosin të cilin e ofron FD. Në vazhdim është procesi gjyqësor, pjesëtarë i të cilit jeni edhe ju, me durim do të presim epilogun , sido që të jetë ai dhe jam i sigurt se ai do të tregojë se Mali i Zi është shtet i sundimit të ligjit dhe se para gjyqit janë të gjithë të njëjtë “, ka konkluduar Markoviq.

Markoviq duke iu përgjigjur deputetit, Mandiq, ka theksuar se e vlerëson forcën politike të FD, por jo edhe mënyrën e veprimtarisë së tyre. Kryeministri ka theksuar se pushteti dhe opozita duhet të bisedojnë në parlament.

Kryetari  i klubit të deputetëve të PDS, Miodrag Radunoviq, e ka pyetur kryeministrin se si është statusi aktual i realizimit të disa projekteve në kuadër të projektit integral “Bjellasicia dhe Komovi”.  Kryeministri ka theksuar se fjala është për projekte shumë vjeçare kurse punimet janë të parapara në dy faza. Kur është fjala për infrastrukturën rrugore , investimet e përgjithshme deri tani janë 1.2 milion euro ka theksuar Markoviq.  Ai, ka shtuar se efektet kyçe nga projekti “Bjellasica dhe Komovi”, investime këto prej disa qindra milion euro , janë se , siç ka theksuar , do të sigurohen 1 mijë vende të reja pune. Me realizimin e këtyre investimeve do të sigurohet zhvillim i fuqishëm rajonal dhe vende të reja të punës, ka theksuar kryeministri Markoviq. Ai, po ashtu, në vazhdim është  përgjigjur edhe në pyetjet tjera të përfaqësuesve të klubeve të deputetëve në Parlament.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!