Deçiqi vazhdon pa humbje, barazon në Podgoricë me Buduqnost

0

Skuadra e Deçiqit barazoi 2:2 sonte në Podogricë me Buduqnost dhe vazhdon të mbajë statusin e skuadrës së vetme të pamposhtur në Ligën e Parë të Malit të Zi.

Buduqnosti e filloi mirë ndeshjen dhe me golat e Qukoviq dhe Bojoviq, ata në minutën e 16-të ishin në epërsi 2:0.

Skuadra e Deçiqit nuk u dorëzua dhe në pjesën e parë arritën të zvogëlojnë rezultatin në 2:1 me një gol të bukur të sulmuesit Ilir Camaj.

Në pjesën e dytë sërish me gol të Camaj në minutën e 69-të Deçiqi arriti të barazoi rezultatin.

Në fund të ndeshjes Deçiqi lëshoi disa raste të mira për fitore.

Malësia.ME

error: Të drejtat e rezervuara !!