Camaj: “Open Ballkan” ngadalëson integrimin në BE dhe fuqizon Serbinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj në një prononcim për mediat në Shkodër ka komentuar “Open Ballkan” për të cilin është shprehur se pa ndryshuar Serbia qasje ndaj Kosovës duhet të jetë krejtëshit e papranueshme për shqiptarët.

Ai gjithashtu ka shtuar se edhe po të ndryshonte raporti me Kosovën, shqiptarët duhet të maten mirë, nëse po futen në një Jugosllavi të re.

Teksa e ka cilësuar Open Ballkan një Serbi të fuqishme, Camaj tha se ai nuk garanton integrimin në Europë, por sipas tij vetëm e ngadalëson.

“Open Balkan” pa ndryshuar Serbia qasje ndaj Kosoves duhet te jete totalisht e papranueshme per shqiptaret dhe ne anen tjeter edhe po te ndryshonte ai raport, shqiptaret duhet te maten mire a mos po futemi ne nje Jugosllavi te re. Ëndërra shekullore e Serbisë është që të dalë në det për të kontrolluar detin. Serbia është fuqi ekonomike, është e vështirë që të jemi në konkurrencë në treg me mallrat dhe fuqinë ekonomike tyë Serbisë. Ajo që duhet të kemi parasysh, të gjithë shqiptarët që ja duan të mirën kombit është që pa ndërruar statutin ndaj Kosovës, një gjë e tillë mos të ndodhë fare”, tha Camaj.

Për mendimin tim dhe them se Open Ballkan nuk garanton integrimin në Europë por mendoj se e ngadalëson. Një Open Ballkan është një Serbi e fuqishme dhe mendoj se Europa atë nuk e do, deklaroi Camaj.

Shperndaje