Mali i Zi dhe Shqipëria janë plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të BE-së

Mali i Zi dhe Shqipëria janë të vetmet vende në Ballkanin Perëndimor që kanë 100% përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian (BE), raporton portali Euroactiv me bazë në Bruksel, duke cituar të dhëna nga Komisioni Evropian.

Sipas portalit të Brukselit, në vitin 2020, shkalla e pajtueshmërisë së Serbisë me deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme në emër të vendimeve të BE-së dhe Këshillit ishte 56 për qind, që thuhet në raportin e fundit të Komisioni Europian. “Për hir të krahasimit, Shqipëria dhe Mali i Zi ishin plotësisht të harmonizuara, ndërsa Maqedonia e Veriut kishte 96 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina 70 për qind”, thuhet në portalin e Brukselit./TvTeuta/

Shperndaje