Rama: Shqipëria e gatshme për BE, Kosova ka plotësuar gjitha kriteret për liberalizim të vizave

Kryeminisri i Shqipërisë, Edi Rama, në një shkrim në faqen “Politico.eu”, ka thënë se Shqipëria është e gatshme për BE përkundër vonesave të shumta. Ai ka qenë kritik ndaj BE-së duke thënë se po turpërohet, ndërsa ka cekur edhe faktin se qytetarët e Kosovës ende nuk kanë liberalizim të vizave, ndonëse kanë plotësuar gjitha kriteret e nevojshme.

Rama ka thënë se qysh 18 vjet më parë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Selanik, u tha se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Ai thotë se BE-ja këtë e përsërit në çdo Samit që nga atëherë, por ka pak lëvizje.

Rama ka thënë se nuk po presin thjeshtë BE-në. Po bëhen gati për të dhe për krijimin e mundësive për njerëzit e vet.

“Besoj se shqiptarët janë në mesin e komuniteteve më pro-Be në Evropë. Kur ra komunizmi dhe ishim të lirë për të zgjedhur, ne zgjodhëm Brukselin. Që nga atëherë, ne kemi bërë çdo gjë që na është kërkuar në aplikimin tonë për anëtarësim. BE-ja mund të mos jetë në gjendje të përmbushë premtimet e veta, por Shqipëria është ende e përkushtuar ndaj idealeve evropiane dhe ne do t’i qëndrojmë besnikë atyre, edhe pasi vet anëtarët e saj i kanë braktisur ato”, ka shkruar Rama. “Gjeneratat tona të ardhshme duhet të shijojnë shpërblimet e anëtarësimit, por jemi peng të ndarjeve të njëjta historike të forcave për të cilat i krijua BE-ja që t’i eliminojë. BE-ja duhet ta kuptojë se po e humbet fytyrën me mbrojtësit e saj më të vendosur, ndërsa përparimi ynë drejt anëtarësimit po bllokohet nga një veto e vetme e çuditshme – Bullgaria. E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë Veriore, që ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar emrin – dhe po ashtu për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tash janë më pak të lirë të udhëtojnë sesa që ishin më parë, edhe pse kanë përmbushur gjitha kriteret e BE-së”.

Shperndaje