Gjeloshaj në Parlament: Duam Komunë si gjithë Komunat tjera në Mal të Zi

Deputeti i Alternativës Shqiptare z. Nik Gjeloshaj gjatë senacës së sotme parlamentare ku në rend të ditës janë në diskutim ndryshimi i disa ligjeve që do çonin në formim e komunave në kuadër të kryeqytetit mes tjerash është shprehur se qytetarët e Malësisë duan diçka tjeter, duan Komunë si gjithë Komunat tjera në Mal të Zi.

Ai në fjalën e tij ka shprehur pakënaqësinë duke u shprehur se në Mal të Zi gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur mjaft ndryshime, por kurrsesi të vihet deri te Komuna e Malësisë.

“Mali i Zi në 25 vitet e fundit ka ndryshuar disa statuse shtetrore, nga “SFRJ, SRJ, SCG”dhe në fund Mali i Zi i pavarur. Kjo tregon se në këto vise kanë ndodhur shumë ngjarje dhe shumë ndryshime, ndersa Malësia nuk ka arritur të fitoj as një nivel të vetqeverisjes lokale, që është Komuna.

Komuna janë bërë Petnica dhe Gucia, fshatra, të cilat ndodhën në pjesën e pazhvilluar dhe pa ndonjë perspektivë të veriut të Malit të Zi. Malësia disa kilometra larg Kryeqytetit, me një pozicion gjeografik të shkelqyeshëm, me të dhëna që e bëjnë një nder komunat e zhvilluara në Mal të Zi, asesi të bëhët Komunë.

Gjithë këto vite kemi pasur mundësi të ndëgjojmë, “pritni edhe këtë projekt shtetëror të përfundohet dhe pastaj do ketë Komunë”, dhe siç i kam përmëndur, të gjitha projektet me radhë janë përfunduar, por askund afër nuk ka Komunë. Mali i Zi pas disa ditësh do marrë ftesën për NATO, por prap Komuna nuk është askund. “ është shprehur Gjeloshaj
Ai gjithashtu ka rikujtuar se edhe para 10 vitesh ka qenë kundër Komunës Urbane të Tuzit, duke u shprehur që sot pas 10 vitesh Komuna Urbane e Tuzit është vetëm një deshtim.

“Ne edhe atëherë kemi protestuar, por edhe sot ju pyesim pse nuk realizohet kjo kërkesë, që edhe Malësia të ketë të drejtë të barabartë si Petnica dhe Gucia. Siç duket njëlloj si gjatë këtyre viteve, as tani nuk ekziston dëshira politike.

Të kthehemi 10 vite mbrapa dhe të shohim rezultatet se çfarë kemi nga Komuna Urbane e Tuzit, që përveç disa të punësuarve nga Malësia nuk ka patur asnjë efekt tjetër. Asnjë investim, shifra me nga 3, 4, 5 milion euro buxhet por kurr nuk kemi patur të ardhura objektive. Në shekullit 21, Komuna Urbane e Tuzit për 10 vite nuk ka ndërtuar një unazë, një sall sporti, sheshin e qytetit, tregun, shetitoren, nuk kemi një park për fëmijë dhe moshën e tretë, me pak fjalë qyteti nuk ka apsolutisht as gjërat më të domosdoshme.

Dhe ja tek jemi tani, pas 10 vitesh, bëjmë hapin e dytë por jo atë përfundimtar. Qytetarët e Malësisë duan diçka tjetër, duan Komunë si gjithë Komunat tjera në Mal të Zi. Nuk di ku qëndron problemi, çfarë duhet të bëjmë të jemi të barabartë me tjerët. Bëhuni një herë të sinqert dhe na thoni se ku qëndron problemi , pse Malësia nuk mund të ketë komunë si gjithë komunat tjera në Mal të Zi, pse jemi gjithmonë pjesë eksperimentale” thuhet në fjalimin e deputetit Gjeloshaj

Ai është shprehur se partitë shqiptare nuk e duan këtë zgjidhje dhe do vazhdojnë me kërkesë për Komunë si gjithë Komunat tjera në Mal të Zi.

“Partitë politike shqiptare duke e ditur fuqinë dhe rëndësinë që kanë, do të vazhdojnë me kërkesë që Malësia të fitoj statusin e komunës si gjithë komunat tjera në Mal të Zi, kjo është e drejta jonë dhe detyrimi ynë. Jemi të vetdishëm se për momentin për këtë nuk i kemi 41 vota në këtë Parlament, jemi të vetdishëm se në shumë raste nuk jemi as vota e 40 as 41, por jemi 44 dhe 45, kështu që jemi të vetdishëm për kohën dhe situatën politike, dhe normalisht si demokratë, si njerëz të përgjegjshëm, respektojmë dhe do vazhdojmë të respektojmë normat demokratike. “ është shprehur në Parlament z. Gjeloshaj.

Ai gjithashtu një pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij i ka kushtuar edhe propozimeve për ndryshim në këto ligje, duke thënë se ky ligj është më i mirë se ky që kemi për momentin, për arsye se është e lehtë të krahasohet diçka me asgjë.

Ashtu siç edhe keni qenë të njoftuar më përpara, propozimet e z. Gjeloshaj konsistojnë tek emri që ai propozon që emri të jetë Malësia/Tuz në vend të Tuz, që mosmarrëveshjet mes palëve të zgjidhën nga qeveria dhe jo nga administratori i kryeqytetit, që buxheti operativ të sigurohet i plotë aq sa ka nevojë komuna në kuadër të kryeqytetit dhe jo të bëhët me marrëveshje dhe çështja e fundit dhe ajo që Gjeloshaj e quan si më të rëndësishmën është pjesa e ndryshimit të ligjit mbi organizimin teritorial.
Ai në këtë pjesë është shprehur se komunat në kuadër të kryeqytetit në rast se janë të pakënaqura me zgjidhjen e propozuar atëherë kanë të drejtë që kuvendi komunal të shpallë shkëputjën dhe të bëhët Komunë e plotë.

“Amendamenti im më i rëndësishëm do të jetë në pjesën e ligjit për organizimin teritorial, ku mendoj se komunat në kuadër të kryeqytetit duhet të kenë procedur tjetër në qoftë se janë të pakënaqura me këtë zgjidhje. Do të ishte diskriminim sikur këto komuna, të cilat ekzistojnë më shumë se 10 vite, të cilat kanë patur 3 cikle zgjedhore, të cilat i kanë të zgjedhur përfaqësuesit e popullit, që kanë administratë për gjithë këto vite, të kenë procedura të njëjta, për këtë arsye këtyre komunave duhet tju jepet mundësia që në qoftë se ky ligj nuk përmbush kërkesat e qytetarëve, në kuvendin komunal mund të sjellin vendim për shkëputje, në një komunë si gjithë komunat tjera në Mal të Zi, kjo do të ishte e drejtë dhe korekte” thuhet në fjalën e deputetit Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje