Intervistë: Sa e vështir është me qenë Malësor në Prishtinë?

Malësori njihet ndër këngëtarët qe i do vlerat kombëtare goxha shumë, madje në një event të mbajtur vite me parë kur është përmendur Kosova e Metohia nga këngëtari boshnjak Hari Mata Hari e ka braktisur atë mbrëmje për këtë fjali. Prej vitesh këngëtari nga Malësia jeton në Prishtinë dhe në këtë intervistën ai tregon për jetën dhe veprimtarinë e tij muzikore.

Sa e ke pas vështir me qenë Malësor në Prishtinë?

Malësori: “Malësor” është një identitet krahinor, qe megjithatë i ka disa veçori te cilat mi ka dhuruar ai vend i shenjte, qe i thonë Malësia e Mbishkodrës, dhe nga i cili kurrë nuk jam larguar shpirtërisht. Malësia është prezentë te unë si ne jetën e përditshme ashtu edhe në krijimtarinë time muzikore, fal mikpritjes dhe zemër gjerësisë se pafund qe përjetoj ne Kosove, bilës është kënaqësi te jetoj si malësor ne Prishtine.

Keni nostalgji për Malësinë?

Jam lind e rrit ne Podgorice larg Malësisë ndërsa sot jetoj ne Prishtine, ku mallin e nostalgjinë ma lehtësojnë njerëzit e mire te cilët i takoj për çdo dite ne Kosovë.

A thua ndonjë here mos te kisha kënduar fare?

Këtë nuk e kam menduar as nuk e kam thënë asnjëherë! Edhe pse ky profesioni ynë, përpos te mirave, i ka edhe disa ane te palakueshme asnjëherë nuk me është larguar entuziazmi dhe dëshira e madhe për te vazhduar.

A je pishman qe nuk këndon hip hop?

Nuk e kuptoj pse do te isha pishman qe nuk këndoj një zhanër tjetër te muzikës, kur jam krijuar si këngëtar i zhanrit te cilit i takoj!? I respektoj koleget e mi qe interpretojnë ne zhanre tjera, sepse muzika shqipe sot nuk i takon vetëm një zhanri te caktuar.

Si e kujton personin që të ka mbet ne zemër?

Personin qe me ka mbet ne zemër skam pse ta kujtoj, sepse për çdo dite sapo të zgjohem nga gjumi e shoh atë te paren dhe jam i lumtur për këtë.

Cili është mësimi me i rëndësishëm qe ta ka dhen jeta?

Jeta me ka mësuar qe ti respektoj njerëzit, te respektoj mendimin e tjetrit, dhe mos t’ia nënçmoj dhe thyej mendimin dhe qëndrimet qe ka tjetri.

Çfarë nënkupton shoqëria për ju?

Shoqëri për mua nënkupton, ata persona me te cilët kuptohemi, kemi te njëjtin ideal, me një fjalë ata qe mi respektojnë dobësitë e mija dhe anasjelltas.

Mes Prishtinës dhe Malësisë cilën e zgjedh?

Te dyja sepse nuk mund t’i ndaj.

Modernia apo antika?

Modernia me frymëzim dhe me elemente te antikes.

Çka nuk fal?

Vetëm një gjë nuk ia fal të huajit, kur më prek në shqiptari.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!