Ambasada shqiptare në Podgoricë shënon ditën e Pavarësisë së Shqipërisë (Foto)

Dje, në hotel Hilton, Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë organizoi pritjen zyrtare me rastin e Festës Kombëtare – Ditës së Pavarësisë.

Të ftuar ishin përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Mal të Zi, zyrtarët më të lartë të vendit, presidencës, parlamentit, qeverisë, Ministrisë së Jashtme, përfaqësues të insitucioneve të tjera zyrtare, forcave politike, mediave, të institucioneve artistike, përfaqësues të feve, përfaqësues të biznesit, etj, si dhe përfaqësuesit zyrtarë, të nivelit qendror e vendor, të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, përfaqësues shqiptarë të institucioneve të ndryshme zyrtare, të shoqatave të tyre, të subjekteve politike shqiptare, të mediave në gjuhën shqipe, etj.

Pas pritjes së të ftuarve, Ambasadori, z. Ernal Filo, mbajti një fjalë përshëndetëse në të cilën u evidentua rëndësia e kësaj date, u vlerësiuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe u përcollën mesazhe për bashkatdhetarët tanë në Mal të Zi dhe përfaqësuesit e tyre politikë e zyrtarë.

Festa u mundesua nga dy sponzorizuesit kryesore, “SPIECAPAG ENTREPOSE”, “a.hak-International” si dhe sponzori “Albsig-Kastrati Group”.

Për të pranishmit ishin siguruar edhe suvenire të ndryshme me simbolikë kombëtare shqiptare.

       

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!