Sinishtaj kërkon zgjedhje të parakohëshme në Tuz edhe Kajoshaj pro – Gegaj PDS-ja gjithmonë e gatshme për zgjedhje

Vasel SinishtajKëshilltari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj, në seancën e ardhshme të Kuvendit të KU Tuz do të dërgojë iniciativën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të KU Tuz dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Sinistaj tha për “Vijesti” që do të paraqes iniciativën, sepse, pavarësisht hyrjes në fuqi të katër ligjeve të miratuara në Kuvendin e Malit të Zi ato nuk po aplikohen dhe kjo pamundëson ndryshimin e statusit të KU Tuz.

Ai tha se presidenti Vujanoviq pas ndryshimi të ligjit duhej të shpallte zgjedhjet e parakohëshme në Podgoricë,Tuz dhe në Zetë, çka nuk ndodhi, dhe se ligjet nuk kanë vlerë nëse ato nuk implementohen duke theksuar se Tuzi, si dhe komunat e tjera, duhet të ketë territorin e vet, kopetencat dhe buxhetin.

Sipas Sinishtaj, kalimi i kësaj inicitive në Kuvend do të varet nga PDS e cila mban një përgjegjësi të madhe.

Nikola Camaj nga Lidhja Demokratike nuk e mbështet, siç thotë ai, gjysmë-zgjidhjet kur është në pyetje statusi i Malësisë, por do mbështesin shkurtimin e mandatit.

Zgjedhjet e reja do të thotë implementimin e ligjit komunë në kuadër të kryeqytetit. Ai tha se janë pjekur kushtet që struktura administrative e KU Tuz për shkak të paaftësisë së tyre dhe keqpërdorimeve të largohën.Prandaj, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, madje edhe për ata, për të dalur nga kjo situatë.

Për shkak të kësaj, çdo kërkesë eventuale për shkurtimin e mandatin do të ketë mbështetjen tonë. Ne vetë nuk do të jemi nismëtarët e inplementimit të ligjeve me të cilët ende vazhdohët të diskriminohet Malësinë – tha Camaj.

fadil-kajoshajUnioni Demokratik i Shqiptarëve do të mbështesë shpërbërjen e Kuvendit, e konfirmoj kryetari i Kuvendit të KU Tuz Fadil Kajoshaj.

Nësë shumica e inicion shpërbërjen e Kuvendit, ne mesiguri do ta mbështsim.Edhe opozita edhe pozita mund ta iniciojnë këtë, tha Kajoshaj.

nikola-gegajKëshilltari i PDS-së Nikolla Gegaj tha se kjo parti gjithmonë është e gatshme për zgjedhje.

Gegaj theksoi se është i bindur që edhe në ato zgjedhje pa shkikuar se kur do mbahën ato, vitin e ardhshëm apo në kohën e rregullt në vitin 2018, PDS-ja do të fitojë bindshëm.Ai shprehu mendimin se data e mbajtjes së zgjedhjeve duhet të arrihet me marrëveshjen e të gjithë përbërësve në Kuvendin e Tuzit.

Ne i përmbahemi marrëveshjes gojore me partitë nacionale shqiptare që të biem dakord, kur do shkojmë në zgjedhje.

“Unë jam i sigurt se rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare tregojnë se duhet sa më parë të shkojnë në zgjedhje, por DPS gjithmon respekton marrveshjet me partitë politike, qoftë me gojë apo ato me shkrim,” tha Gegaj./Malësia.ME/AGJ

Shperndaje