Vijesti: Shqiptarët arrijnë marrëveshjen me PDS , Tuzi komunë e pavarur në 2017

Koalicioni “Shqiptarët të Vëndosur” ka arritur mbrëmë marrveshjen me PDS-në (DPS) pasi që ranë dakord që Tuzi të fitojë statusin e Komunës së pavarur vitin e ardhshëm, mëson gazeta ”Vijesti”.

Përfaqësuesit e partive shqiptare dhe DPS kanë rënë dakord që në seancën pranverore të vitit të ardhshëm të ndryshohet ligji për vetëqeverisjen lokale, sipas të cilit Tuzi do jetë komunë e pavarur.

Gjithashtu u ra dakord që ”Shqiptarët e Vëndosur” të marrin Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, dhe se shqiptarëve do tu takojnë edhe disa zv.ministra. Pas konsultimeve brenda koalicionit do të caktohet edhe ministri që me shumë gjasa do jetë lideri i UDSH-së Mehmet Zenka.

Ndërsa lajm.me mëson se “Shqiptarët të Vëndosur” në bisedime me PDS si qëllim kryesor kan pasur afatizimin e kërkesave të tyre, në mënyrë që realizimi të mos zvarritet. Kërkesat kryesore të “Shqiptarëve të Vëndosur”  ishin kthimi i ullishtës së Valdanosit ish pronarëve dhe Komuna e Tuzit.

Të dyja këto kërkesa janë pranuar, dhe si afat për realizim është caktuar viti 2017, gjegjësisht 2018.

Sa i përket komunës së Tuzit, parashihet edhe mbajtja e referendumit në vitin 2017, kurse vendimi për komunë të plotë një vit më pas, shkruan lajm.me.

Përvec kthimit të pronës, për Valdanosin është kërkuar edhe heqja e ullishtës nga zona e të Mirave Detare, si dhe ndalimi i ndëtimit në atë pjesë.

Kryetari i Forces Nazif Cungu, ka thënë se negociatat kanë perfunduar dhe është gjetur përkrahje për realizimin e kërkesave të parashtruara nga ana e koalicionit, e të cilat janë të afatizuara në mënyrë konkrete, duke ja filluar me kthimin e Valdanosit, Planit hapsinore, Të mirat detare, Komunen e Tuzit, dhe mjaft çeshtje tjera me rëndesi të posaçme për shqiptarët.

Në kuader të marreveshtjes janë të perfshira edhe vendet kadrovike prej 3,5% të pushtetit, të cilat do të ndahen sipas proporcionit, tha Cungu.

Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka për Antena M dje ka thënë se ”Shqiptarët të Vëndosur” me përqindje do të marrin pjesë në të gjitha aspektet e qeverisjes dhe përpos Ministris për të drejtat e njeriut dhe të pakicave duhet të fitojnë edhe disa vende ndihmëse, tha thënë Zenka.

Ndërsa dje në seancën konstitutive të Kuvendit të Malit të Zi deputeti i ”Shqiptarve të Vëndosur” Genci Nimanbegu është emëruar nënkryetar i Kuvendit./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!