Pas tre dekadash përpjekjesh, Tuzi u bë komunë me kompetenca të plota në Mal të Zi dhe në zgjedhjet e marsit për herë të parë forcat politike shqiptare fituan shumicën në Kuvendin Komunal.
Nik Gjeloshaj, u zgjodh si kryetar i komunës së pavarur. Zoti Gjeloshaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës nga studioja e Nju Jorkut se fitorjan e statusit të komunës me kompetenca të plota, ishte një rezultat i punës së pareshtur të forcave politike shqiptare, bashkimit të këtij faktori dhe kontributit të diasporës.