Vukoviq: Podgorica deri te Ura e Cemit – Kajoshaj: Tuzi deri te Tregu i bagëtive

Kryetari i Podgoricës dhe Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit me qëndrime të ndryshme se i kujt është territori nga Tregu i bagëtive deri te Ura e Cemit.

I pyetur për të komentuar në territorin e kujt është aktualisht, ndërsa jepte deklaratën për shtyp, kryetari i Podgoricës Ivan Vukoviq tha se ai gjindet në territorin e Kryeqytetit, i cili shtrihet deri tek Ura e Zharnicës.

Pas deklaratës së Vukoviq se territori i kryeqytetit shtrihet deri te Ura e Zharnicës në Cem, reagoi Fadil Kajoshaj, Kryetari i Kuvendit të Tuzit, i cili tha se kufiri është një kilometër nga Ura në drejtim Podgoricës.

Pjesa i bulevardit që është duke u ndërtuar përfshin edhe një kilometër rrugë brenda Komunës së Tuzit, nga Ura në Cem në drejtim të Podgoricës, pra deri tek kazermat e plantacioneve, tha Kajoshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!