Historike: Deçiqi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Skuadra e Deçiqit ka arritur sot një sukses historik duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.

Deçiqi vazhdoi me rezultate të shkëlqyera, duke mundur Sutjesken 1:0 në derbin e çerekfinalës, me një gol të shënuar nga mbrojtësi Adrijan Rudoviq.

Deçiqi është i pamposhtur këtë sezon, dhe kjo ishte ndeshja e pestë me radhë pa pësuar gol.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!