Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nesër viziton Tuzin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tuz, ku edhe do të takohet me kryetarin e komunës Nik Gjeloshaj me bashkëpuntorë.

Tema kryesore e diskutimeve do të jetë bashkëpunimi mes Tiranës dhe komunës së Tuzit.

Siç mëson malesia.me komuna e Tuzit do të organizojë bashkëbisedë të kryebashkiakut Veliaj me rininë e Malësisë në kuadër të projektit “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”./Malësia.ME/

Shperndaje