Rama: Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri – Kosovë

Ditën e nesërme pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri – Kosovë.

Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook.

Sipas njoftimit të kryeministrit të qeverisë shqiptare, mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të zhvillohet në Elbasan.

“Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”– shkruan Rama në postimin e tij, të cilin e shoqëron me flamujt e dy vendeve.

Shperndaje