Gjukata e Malit të zi të mërkurën shpalli kryeredaktorin e gazetes Informer, fajtor për lejimin e publikimeve të artikujve ofendues rreth shqiptarëve.
Gjykata e Lartë e Podgoricës verifikoi vendimin me të cilin kryeredaktori i revistës “Informer” Novak Uskokoviq, dënohet me gjobë minimale 3.000 euro për fyerje ndaj shqiptarëve.
Në arsyetimin e vendimit, të cilin në muajin mars e solli gjykatësja e Gjygjit Themelor Jelena Peroviq, thuhet se Uskokoviq ka lejuar publikimin e artikullit në të cilin ka elemente fyese për pakicën shqiptare, dhe se është vërtetuar fajësia e tij personale.
Nëntorin e shkuar liderat e partive shqiptare kishin ngritur padi kundër Informer.
Pasi që u lajmërua vendimi Uskokoviq tha se do të apelojë dhe do të shkojë përpara Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në Strasburg./Mëlësia.ME/