Nimanbegu: Përfshirja në Qeveri do të rezultojë me përmirësimin e të drejtave të shqiptarve (Video)

Përfshirja e shqiptarëve në Qeverinë e re të Malit të Zi, sipas deputetit dhe nënkryetarit aktual të parlamentit malazez, Genci Nimanbegu do të rezultojë me përmirësimin dhe zhvillimin e të drejtave dhe lirive të pakicës shqiptare në Mal të Zi.

Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, Nimanbegu thotë se në Marrëveshjen e Bashkëqeverisjes janë përfshirë kërkesat më parësore të shqiptarëve në Mal të Zi siç janë Komuna e plotë e Malësisë, Mbrojtja e Kripores dhe Valdanosit, punësimi i shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, kthimi i pronës private, menaxhimi i bregdetit etj.

Për më shumë ndiqni kronikën e Zërit të Amerikës:

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!