ASH zgjeron kryesin me përfaqësues nga Ulqini

D E K L A R A T Ë

Të nderuar qytetarë,

Në mbledhjen e radhës, Kryesia e punës së ASH, ka aprovuar zgjerimin e Kryesisë me tre (3) anetarë të rinjë nga Ulqini. Vendimi i sjellur, është i mbështetur në misionin e filluar të ASH-së, për prezencën në të gjitha komunat që gravitojnë shqiptarët në Mal të Zi.

Antarët e rinjë janë të deleguarit e Këshillit drejtues, dega e Ulqinit, z. Valdet Hoxha, inxhinier i informatikës, z. Aleks Gazivoda, jurist i diplomuar, si dhe z. Allmir Gjokaj, magjister i teologjisë dhe kryetar i degës së ASH në Ulqin.

Në këtë takim, poashtu u konfirmua Vendimi për pjesmarrjen e ASH në zgjedhjet lokale të 4 shkurtit që mbahen në Ulqin. Kryesia vendosi që për përfaqësues të procesit zgjedhor në Ulqin, të jenë Nik Gjeloshaj dhe Rexhep Çunmulaj.

Qëllimi primar i ASH-së është të jetë pjesë e koalicioneve parazgjedhore me parti shqiptare, por që asesi nuk do të lejojmë kompromise pa kushte, në dëm të interesave të qytetarëve të Ulqinit. Ne jemi të gatshëm të dalim edhe vetë, ashtu sikur vepruam në Malësi, ku u konfirmuam bindshëm si subjekti më i fortë shqiptarë.

Me nderime,
Alternativa Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!