E konfirmon Kurti: Nuk ka dakordim me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nesër në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës do të shkojnë pa marrëveshje për shkak të pamundësisë për ndarjen e përgjegjësive.

Albin Kurti përmes një video-mesazhi në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se oferta e fundit që ia ka bërë LDK-së është refuzuar mbrëmë nga partia e Isa Mustafës.

Ai ka treguar se oferta e tij e fundit ka paraparë që posti i kryeparlamentarit t’i takojë LDK-së, ndërsa dy nënkryetarët e parë LV-së.

Sipas tij, nëse LDK-ja do ta këtë postin e presidenti, atëherë duhet t’ia japë LV-së një ministri me tepër. Ai ka thënë se kjo ministri është Ministria e Punëve të Brendshme.

Kurti ka bërë me dije se LDK-ja duhet ta propozojë emrin për president, vetëm pasi që të mos kenë një kandidat konsensual për këtë post.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!