Nik Gjeloshaj uron Krishtlindjet: Të festojmë bashkë dhe me njëri-tjetrin

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj
i ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Krishtlindjeve.

Mesazhin e Gjeloshaj për Krishtlindje mund ta lexoni më poshtë:

Të nderuar miq,

Festa e madhe e Krishtlindjes përherë me vete bart mesazhet e rilindjes, tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që garantojnë një të ardhme më të begatshme për brezat dhe gjeneratat e reja!
Kjo festë bashkon familjet dhe qytetarët tanë,në ngrohtësinë e njerëzve më të dashur.
Andaj t’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë bashkë dhe me njëri-tjetrin!

GËZUAR!

Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!