Politikani i njohur në Mal të Zi, Nikollë Gegaj nga Tuzi shpërndau sot 30 pako me ëmbëlsira për banorët e fshatit Sukruqe dhe Kodërbudan.
Pakot e dhuruara me rastin e festave të fundvitit. Me rastin e festave të fund vitit politikani dhe humanisti i njohur Nikollë GEGAJ,sot shpërndau 30 pako me ëmbëlsira në fshatin ku ajë banon,në Sukruq dhe Kodërbudan,në Komunën e Tuzit. Ndërkaq, Gegaj si qytetar shëmbullë ka disa vite që e bën këtë,si ndaj familjeve në gjëndje të vështir materiale,ashtu edhe ndaj nxënësve të shkollave fillore në zonën e Malësisë.
“Fëmijët janë pjesa më fisnike dhe më e sinqert e shoqërisë sonë,prandaj i dua fëmijët dhe jam shum i gëzuar kur ata janë të lumtur dhe mundësia që tu dhuroj diçka l,modeste,më bënë edhe mua të lumtur”, theksoi Gegaj për portalin malazez CDM. 24.12.2021
/Zani Veriut/