Foreign Policy ‘këshillon’ Trumpin: Mos luaj me Malin e Zi

Në edicionin online të gazetës së famshme amerikane “Foreign Policy”, botuar kohët e fundit, është publikuar një artikull në të cilin Donald Trump i jepen 17 këshilla nga redaksia.
 Në këto këshilla flitet se çka duhet të bëjë Trump, ndërsa njëra i përket Malit të Zi.

Ndër këshillat që i jepen Trump ka edhe të tilla së si të luajë me Rusinë, si të formojë Këshillin kombëtar të sigurisë në kohën e krizave, dhe shumë të tjera që kanë të bëjnë me politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA.

Një nga 17 këshillat është lidhur me Malin e Zi, si vijon: President, mos luani me Malin e Zi!

Portali CdM, transmeton tekstin autores Evelyn N. Farkas në tërësi, dhe në të thuhet se vitin e kaluar 28 anëtarë e NATO-s unanimisht mbështetën anëtarësimin e Malit të Zi.

Kishte shumë arsye për këtë lëvizje, thuhet në tekst.

Një nga arsyet kryesore është rritja e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit. Por pas invazionit të Rusisë në Ukrainë, kishte një arsyetim të ri ushtarak – që të mbyllet bregdeti Adriatik dhe të parandalohet Rusia për të ngritur baza aty, ashtu siç bënë në Serbinë fqinje, për mbrojtjen ajrore e që mund të kërcënojë Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tjera të NATO-s.

“Reagimi i Rusisë ishte ekstrem. Le të lëmë mënjanë propagandën dhe pagesat e mbështetësve të një përpjekje për të bllokuar zërin e Malit të Zi për t’u bashkuar me NATO: rusët janë përpjekur që të vrasin Kryeministrin e Malit të Zi”.

Hapi i fundit dhe përfundimtar për sjelljen e Malit të Zi në aleancë është që legjislaturat e 28 anëtarëve të NATO-s të ratifikojnë pranimin e Malit të Zi.

Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet e pakta që nuk e kanë ratifikuar ende.

Senatorët Bob Corker, Ben Cardin, John McCain dhe Mitch McConnell kanë provuar, por një ose dy senatorë vazhdojë të bllokojnë ratifikimin.

Është e paqartë se pse, por ajo që është e qartë është se vetëm Rusia do të përfitojë nga bllokimi i Malit të Zi për t’u bashkuar me NATO-n.

Presidenti duhet t’i thotë Senatit për të vepruar shpejtë dhe të ratifikojë pranimin e Malit të Zi në NATO.

“Thuaju atyre senatorëve që ndaluan procesin se nuk duhet të luajnë me Malin e Zi”, përcjellë CdM.

Shperndaje